Bashkia Poliçan

en_US
en
off
Mobile View
Desktop View
 

Bashkia Polican @2017

Gjeografia
679

VEÇORITË GJEOGRAFIKE


Natyra e Poliçanit është e larmishme dhe komplekse, ajo përbëhet nga fushat, luginat, kodrat e deri tek majat më të larta e të thepisura të mbuluara nga dëbora në 5-6 muaj të vitit. Relievi i Poliçanit shtrihet nga lartësitë rreth 140 metra mbi nivelin e detit në luginën e Osumit deri në 2417 m në majën “Çuka Partizane”, në malin e Tomorit. Zona urbane e qytetit ndodhet në një lartësi mesatare prej 340 m mbi nivelin e detit. Format kryesore të relievit janë: luginat, kodrat dhe vargjet malore të cilat formojnë një mozaik të vërtetë.

Lugina e Osumit shtrihet në veriperëndim të Poliçanit midis lartësive 200 – 300 m dhe 500 – 600 m. Kjo luginë ka strukturë sinklinale (terrigjenët e përberë nga shkëmbinjtë flishorë). Zgjerimet më të mëdha të kësaj lugine janë në Jaupas, Strorë dhe në veri të qytetit të Poliçanit, kurse ngushtimet takohen në sektorin Hambull – Çorovodë.

Mali i Tomorit: Në një largësi prej 10 km nga qyteti i Poliçanit ndodhet mali i “Tomorit” me lartësi 2379 m, maja më e lartë e tij “Çuka Partizane” me lartësi 2417 m mbi nivelin e detit si dhe “Qafa e Kulmakut” me lartësi prej1430 m mbi nivelin e detit. Mali i Tomorit ka potenciale të mëdha natyrore për turizmin alpin, për eksplorimin nga turistët shqiptarë dhe të huaj, gjeografët, biologët etj. Mali i Tomorit dhe Kulmakut është shpallur monument natyror me VKM nr.102 datë 15.01.1996. “Parku Kombëtar i malit të Tomorit” shtrihet në lindje të rrugës nacionale Çorovodë – Poliçan – Berat.

Klima: Qyteti i Poliçanit ka klimë mesdhetare.
Ai ndodhet në zonën klimatike mesdhetare – kodrinore, me dimër relativisht të ftohtë, verë të nxehtë dhe reshje jo të shumta, kjo si rrjedhojë e pengimit të erërave shiprurëse nga malet e larta.


Hidrografia: Në pjesën veriperëndimore të qytetit qyteti të Poliçanit ndodhet lumi i Osumit. Ujërat e të cilit përdoren për furnizimin e qendrave të banuara, për prodhimin e energjisë elektrike dhe për ujitjen e kulturave bujqësore.